Sun, Nov 9, 2025

Kombëtarja U-21/ Erald Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak të dëmtimit, ftohet Besar Gudjufi

  • PublishedNovember 9, 2025

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.

Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.

Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavin.