Sun, Nov 9, 2025

Kush është ai? Heidi Baci merr dhurata romantike nga partneri

  • PublishedNovember 9, 2025

Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet tek ndjekësit me disa postime të bëra mbrëmë në Instagram, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re.

Në fotografitë e publikuara, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të. Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet.

“Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat.

Edhe pse për momentin, Heidi ka zgjedhur të ruajë privatësinë dhe të mos japë asnjë emër, gjuha e trupit dhe mënyra se si e ka përcjellë emocionin në postime lë të kuptohet se bëhet fjalë për dikë që ka një vend të rëndësishëm në jetën e saj private.

Ndjekësit po presin me kuriozitet nëse ish banorja e ‘BBVA’ do të konfirmojë së shpejti identitetin e personit misterioz, apo nëse kjo romancë do të mbetet për pak kohë “vetëm për zemrën”.