Fri, Nov 21, 2025

Simone Biles përshkruan momentin e panikut që ndjeu pas zmadhimit të gjoksit

Simone Biles përshkruan momentin e panikut që ndjeu pas zmadhimit të gjoksit
  • PublishedNovember 21, 2025

Simone Biles është hapur para miliona fansave të saj online në lidhje me operacionin e saj për zmadhimin e gjoksit në qershor, duke folur për dhimbjen dhe panikun intensiv që përjetoi gjatë ditëve të para të rikuperimit.

Në një video të re në TikTok, gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave me 11 medalje olimpike dhe 23 tituj botërorë, e përshkroi përvojën e saj hap pas hapi, duke komentuar me humorin e saj karakteristik: “Pra… ajo që të gjithë keni pritur. Bëra operacion në gjoks më 16 qershor”, bëri shaka ajo, duke vendosur duart nën gjoks.

Simone Biles përshkruan momentin e panikut që ndjeu pas zmadhimit të gjoksit: “Më arritën deri në qafë”

“Dhimbja më frikësoi nuk mund të lëvizja”

Biles zbuloi se rikuperimi ishte shumë më i vështirë nga sa i ishte thënë:

“Ata u tallën me mua… Më dhemb shumë! As nuk mund të lëvizja. Më duheshin dy javë rikuperim – dhe jam e lumtur që ia dola.”

Siç shpjegoi ajo, mjekët e saj i vendosën implantet nën muskul, gjë që e bëri përvojën edhe më të dhimbshme për të, pasi “Unë kam më shumë masë muskulore sesa shumica e grave që i nënshtrohen kësaj procedure, dhe gjithë ai presion nën muskul më dhembi padurueshëm”.

Në fakt, burri i saj, lojtari i NFL-së, Jonathan Owens, duhej të më “nxirrte nga shtrati dhe të më çonte në banjo” ditën e parë.

Kampionia olimpike 28-vjeçare pranoi se kur pa rezultatin në orët e para pas operacionit, u panikua.

“Më arrinin deri në qafë dhe u frikësova shumë”, tha ajo me të qeshur në video, duke rrëfyer se kishte menduar t’i kërkonte kirurgut të saj të hiqte implantet. “I thashë t’i bënte më të vogla, dukeshin si diçka aliene! Por tani janë perfekte”, shtoi ajo.