Wed, Jan 21, 2026

Para kesh dhe tokë, presidenti i Senegalit shpërblen Mane me shokë

Para kesh dhe tokë, presidenti i Senegalit shpërblen Mane me shokë
  • PublishedJanuary 21, 2026

Në Dakar, Mane me shokë u priten si heronj të vërtetë pas triumfit në Kupën e Afrikës. Me mijëra tifozë pushtuan rrugët e kryeqytetit duke festuar për këtë sukses të dytin në histori, i arritur pas një finaleje dramatike kundër Marokut. Jo vetëm tifozë të thjeshtë, por e gjithë qeveria kishte dalë në shesh duke i rezervuar një pritje fantastike.

Presidenti i vendit, me anë të një dekreti të veçantë bëri publike edhe shpërblimin për fituesit e Kupës së Afrikës. Çdo lojtar do të marrë nga 115 mijë euro për kokë, plus 1,500 metra katror truall në një nga zonat më të njohura në vend.

Një shpërblim thuajse të ngjashëm kishte edhe për anëtarët e Federatës së Futbollit.