Postimi i parë i Victoria Beckham në Instagram pas zbulimeve të djalit të saj Brooklyn
Victoria Beckham u rikthye në Instagram, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan debat të nxehtë rreth marrëdhënies në familje.
Megjithatë, sado që presim përgjigjen e saj për atë që e akuzon djali i saj i madh, ajo preferoi t’i uronte “Gëzuar Ditëlindjen” shoqes së saj, Emma Bunton, e njohur edhe si “Baby Spice”, nga koha kur grupi i tyre, Spice Girls, ishte në kulmin e suksesit.
![]()
Në të njëjtën kohë, Sir David Beckham foli hapur për rolin dhe fuqinë e mediave sociale, në një paraqitje të drejtpërdrejtë në emisionin Squawk Box të CNBC.
“Gjithmonë kam folur për mediat sociale dhe fuqinë e tyre, si për mirë ashtu edhe për keq”, tha ai. “Ajo në të cilën fëmijët kanë qasje sot mund të jetë e rrezikshme. Por ajo që kam zbuluar, dhe me fëmijët e mi, është se ne duhet ta përdorim atë për arsyet e duhura.”
Ai theksoi se e ka përdorur platformën e tij për të mbështetur punën e UNICEF-it, duke vënë në dukje se mediat sociale janë një nga mjetet më të fuqishme për të rritur ndërgjegjësimin për fëmijët në mbarë botën. “Përpiqem të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj ata. Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata“, shtoi ai.
Victoria Beckham nuk ka komentuar publikisht mbi komentet e Brooklyn, i cili e akuzoi nënën e tij se kishte kërcyer “në mënyrë të pahijshme” me të në dasmën e tij. Ndërkohë, raportet kanë sugjeruar tensione serioze, duke përfshirë një ndryshim në minutën e fundit të fustanit të nusërisë së Nicola Peltz, komente fyese dhe presion mbi të drejtat e emrit Beckham.
Brooklyn, nga ana e tij, mbrojti publikisht gruan e tij, Nicola Peltz, me të cilën u martua në vitin 2022, duke përmendur “mungesë respekti të vazhdueshme” ndaj saj.
