Fri, Feb 6, 2026

Rashford do vetëm Barçën, gati të ul edhe pagën, por ka një pengesë

Rashford do vetëm Barçën, gati të ul edhe pagën, por ka një pengesë
  • PublishedFebruary 6, 2026

Marcus Rashford-Barcelona nuk kanë ndërmend të ndahen në fund të këtij sezoni. Sulmuesi anglez erdhi në formë huazimi nga Man.United, me të drejtë blerje në verë, por kriza ekonomike e klubit blaugrana mund të sjell një divorc të pashmangshëm. Palët kanë fiksuar çmimin e blerjes, 30 milionë euro, por kjo është shifër që Laporta nuk mund ta paguajë, të paktën jo për momentin.

Rashford ndihet shumë mirë te Barcelona, aq sa është i gatshëm të bëjë një ulje të ndjeshme të pagës së tij, por në njëjtën gjë shpreson që ta bëjë edhe Man.United, të ul pretendimet për vlerën e tij të kartonit.

Rashfaord e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të rikthehet më te Man.United, është i gatshëm të gjejë një skuadër tjetër në rast se dështon qëndrimi i tij te Barcelona.