Çfarë ndodhi? Zarf i zi në shtëpi, anulohet televotimi!
Një zhvillim i papritur ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në shtëpinë e “BBVA5”. Në ambientet e shtëpisë ka mbërritur një zarf i zi, ku ende nuk dihet se çfarë ka në brendësinë e tij.
Sakaq, faqja zyrtare e “BBVA” ka dalë me një njofim në rrjetin social të Instagram-it. Nëpërmjet postimit thuhet se televotimi aktual është anuluar dhe për këtë banorët nuk janë ende në dijeni. Rikujtojmë që në nominim për këtë javë ishin: Rogerti, Selin, Gimbo dhe Gerta.
Këta të fundit u caktuan nga Juela, e cila mori vendimin e saj lidhur me tre banorët pasi hapi Kutinë e Pandorës dhe zgjodhi tre emra që do të shkojnë në nominim këtë javë, duke i bashkuar ata me Rogertin, i cili tashmë ishte në listën e kandidatëve për televotim të përhershëm.
Situata e sotme ka rikthyer dramatizmin dhe papritshmërinë që karakterizon Big Brother VIP 5, duke e bërë javën e ardhshme vendimtare për dinamikën e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.
“Zarf i Zi në shtëpi. Televotimi aktual anulohet, banorët nuk janë në dijeni. Të shtunën mbrëma Vëllai i Madh do të zbulojë detajet” – shkruhet në postimin e shpërndarë pak momente më herët në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Albania5”.
![]()
