Edisa publikon bisedat private me motrën e Mateos: Sorrat si puna jote
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka publikuar një bisedë private me Kejsi Borrin, motrën e finalistit Mateo Borri, duke e kthyer një çështje personale në debat publik.
Në mesazhet e shpërndara në Instagram, Edisa i drejtohet Kejsit me akuza të drejtpërdrejta, duke pretenduar se ajo ka pasur një lidhje me ish-të fejuarin e saj. Sipas Edisës, situata mes tyre është personale dhe lidhet me ngjarje jashtë formatit televiziv, duke lënë të kuptohet se përplasja ka rrënjë më të thella.
“O Kejsi, po tani e mora vesh që paske qenë dashnorja e ish-të fejuarit tim,” shkruan Edisa në një prej mesazheve, duke e bërë menjëherë publik konfliktin.
Nga ana tjetër, Kejsi Borri i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke reaguar me tone ironike dhe duke e quajtur Edisën “qesharake”. Ajo është shprehur se nuk e njeh personin në fjalë dhe ka theksuar se nuk ka lidhje me akuzat e ngritura.
Debati mes tyre nuk ka përfunduar me kaq. Edisa ka vijuar me akuza të tjera, duke pretenduar se pas sulmeve ndaj saj në rrjet fshihen persona të lidhur me Kejsin, përfshirë edhe struktura që, sipas saj, kanë ndërhyrë në mënyrë të organizuar në hapësirat online.
Biseda e tyre në Instagram:
Edisa: O Kejsi po tani e mora vesh unë që paske qenë dashnorja ish të fejuarit tim ti. Ti e paske personale o shpirt.
Kejsi: Hahahahahahaha unë se njoh fare nikun o zemra se s’merrem fare me burra unë. Po ti qenke qesharake fare.
Edisa: Dhe sorrave si puna jote. Që mirë dashnore. Po paskeni guxim dhe për diss.
Edisa: Tani po merr kuptim gjithë sulmi kibernetik që më është bërë nga Call Centerat e motrës së Mateos në çdo faqe të mundshme dhe historitë që keni shpikur për mua. Kejsi Borri je e turpshme.

