Sun, Apr 19, 2026

U eliminua i pari nga katër finalistët, Rogerti: Këto bëhen për politikë

U eliminua i pari nga katër finalistët, Rogerti: Këto bëhen për politikë
  • PublishedApril 19, 2026

Finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5” shpalli fituesen Selin Bollatin, por duket se jo gjithçka ka përfunduar me duartrokitje dhe festë. Menjëherë pas mbylljes së spektaklit, kanë nisur reagime të forta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur ish-finalisti Rogerti.

Ky i fundit, i cili u eliminua i pari nga katër finalistët, është shfaqur dukshëm i zhgënjyer nga rezultati. Burime pranë produksionit tregojnë se ai u largua nga studioja në gjendje të rënduar emocionale, pa qëndruar gjatë për të ndjekur momentet e fundit të finales. E njëjta atmosferë tensioni është reflektuar edhe tek mbështetësit e tij, të cilët prisnin një rezultat ndryshe.

Mungesa e Rogertit në festën zyrtare pas finales vetëm sa shtoi dyshimet për një pakënaqësi më të thellë. Ndryshe nga ish-banorët e tjerë, ai zgjodhi të mos jetë pjesë e celebrimit, duke u distancuar plotësisht nga atmosfera festive.

Pak orë më vonë, ai u shfaq në rrjetet sociale në shoqërinë e reperit Don Phenom, i cili e quajti publikisht “fituesin e vërtetë”. Por vëmendjen më të madhe e mori vetë deklarata e Rogertit, që ndezi debat online.

“Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pas rezultatit mund të fshihen interesa të tjera.