Sat, Apr 25, 2026

“Alla ja Selina”, fituesja e “BBVA” hedh në gjyq Rogertin pas videos virale?

“Alla ja Selina”, fituesja e “BBVA” hedh në gjyq Rogertin pas videos virale?
  • PublishedApril 25, 2026

Edhe pse dyert e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” janë mbyllur prej kohësh, debatet dhe dinamikat mes ish-banorëve vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes publike.

Së fundmi, rrjeti social është përfshirë nga një video virale ku Rogerti shihet duke performuar në një klub nate në Tiranë këngën e njohur që kishte krijuar për Selinën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Pamjet kanë nxitur reagime të shumta dhe kanë rikthyer në vëmendje raportin e tyre.

E ftuar në panelin e emisionit “Goca dhe Gra”, fituesja e këtij edicioni është pyetur lidhur me këtë moment që u bë viral. Selin ka pranuar se e kishte parë videon dhe nuk ka hezituar të reagojë me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike ndaj ish-konkurrentit.

“Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të eci me emrin tim.”

Deklarata e saj është interpretuar si një mesazh i qartë se ajo po vijon jetën dhe suksesin e saj, ndërsa të tjerë sipas saj po përfitojnë nga emri dhe imazhi i saj për të tërhequr vëmendje.

Gjatë bisedës, moderatorët e emisionit e pyetën gjithashtu nëse kishte menduar të ndiqte çështjen në rrugë ligjore. Selin u shpreh se kjo ide i është sugjeruar shpesh nga njerëzit e afërt, por ajo ka zgjedhur një qasje tjetër.

“Shumë njerëz më kanë thënë ta hedh në gjyq, por unë kam një tjetër mënyrë. Unë besoj shumë në Zot, nëse nuk ia kthej unë, ka një Zot lart.”