Mon, Nov 23, 2026

Courtois zbulon dëshirën e madhe për të ardhmen: Dua ta përfundoj karrierën te Real Madridi. Jam ndër më të mirët

Courtois zbulon dëshirën e madhe për të ardhmen: Dua ta përfundoj karrierën te Real Madridi. Jam ndër më të mirët
  • PublishedNovember 23, 2026

Thibaut Courtois ka folur për të ardhmen e tij, ambiciet me Real Madridin dhe vendin që mendon se zë në historinë e klubit madrilen.

Portieri belg, në konferencën për media para përballjes me PSV Eindhoven në Champions,  është shprehur i lumtur pas vazhdimit të kontratës me “Los Blancos”, duke zbuluar se dëshiron të qëndrojë në Madrid deri në fund të karrierës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam nënshkruar për një vit tjetër. Synimi im është ta përfundoj karrierën këtu. Jam mirënjohës për besimin që klubi ka treguar ndaj meje”, deklaroi Courtois.

Ai  u pyet edhe nëse e konsideron veten portierin më të mirë në historinë e Real Madridit, por zgjodhi të mos japë një përgjigje përfundimtare.

“Nuk më takon mua ta them këtë. Besoj se, bazuar në atë që kam arritur gjatë këtyre nëntë sezoneve, jam ndër më të mirët, por në këtë klub kanë kaluar shumë portierë të mëdhenj. Çdo epokë është ndryshe dhe nuk mund të bëhen krahasime të drejtpërdrejta”, u shpreh ai.



“ ✓”