Wed, Aug 27, 2025

Takimi me presidenten e KE-së, Begaj: Të vendosur në rrugëtimin tonë drejt BE-së

  • PublishedOctober 15, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit mësohet se është diskutuar rreth përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian si dhe situata e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian,” nënvizoi Begaj.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.

AlbaniaWeb.net