Sat, Nov 22, 2025

Dështim te Aston Villa, Zaniolo dëshiron rikthimin në Serie A, dy klube të interesuara

Dështim te Aston Villa, Zaniolo dëshiron rikthimin në Serie A, dy klube të interesuara
  • PublishedApril 8, 2024

Nicolò Zaniolo po përgatitet për rikthimin e tij në Itali. Ish-lojtari i Romës nuk po shkëlqen te Aston Villa, vetëm 3 gola në 34 paraqitje janë një tregues i qartë i dështimit të tij në Premier League. Pavarësisht gjithçkaje, Spalletti synon të përqendrohet tek ai dhe, duke përjashtuar çdo surprizë, Zaniolo do të grumbullohet me Italinë për Europianin.

Kartoni i futbollistit zotërohet nga Gallatasaray, me klubin turk që është i gatshëm të shesë lojtarin. Nga Serie ka interesim nga dy klube interesante, si Fiorentina dhe Napoli. Vendimtare nuk është vetëm dëshira e lojtarit, por edhe gatishmëria e klubit violë ose napoletan për të shpenzuar për 24-vjeccarin.

Zaniolo e njeh mirë kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur për të rinjtë e Interit dhe për Romën.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net