Sat, Nov 22, 2025

Shpërblim si policia, grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë 30.000 stërlina për blerje informacioni

Shpërblim si policia, grupet kriminale shqiptare në Angli paguajnë 30.000 stërlina për blerje informacioni
  • PublishedMay 7, 2024

Nuk është vetëm policia e cila vendos shuma monetare për zbardhje e ngjarjeve kriminale.

Kohët e fundit janë të shumta në Tik Tok, postimet e grupeve kriminale shqiptare në Angli përmes ofrimit të shumave të konsiderueshme në rastet kur u grabiten shtëpitë e barit apo pësojnë “gola” në tregtinë e kokainës.

Më i fundit rast i publikuar në TikTok i zbuluar nga AlbaniaWeb.net bën fjalë për një shpërblim prej 30.000 stërlina kush jep informacion për grabitjen e një shtëpie bari në Golders Green në veri të Londrës.

Njoftimi shpërblimit shoqërohet më një video ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar një furgon të bardhë dhe disa persona të cilat fusin brenda disa thasë.

Sipas përshkrimit të videos bëhet fjalë për grabitje e kanabisit në këtë shtëpi, operacion kriminal i ngritur nga shqiptarët.

Ata të cilët paguajnë 30.000 stërlina për informacion se kush janë grabitësit thonë më postim se grabitja ka ndodhur me 1 Maj 2024.

Sipas tyre shpërblimi mund të merret edhe nga personat që shikohen në video duke futur në furgon sasinë e kanabisit të grabitur.

Përmes shpërblimit ata synojnë të gjejnë se kush tregoi adresën e shtëpisë së barit dhe më pas organizoi grabitjen.


AlbaniaWeb.net