Spanja “shuplakë” Andorra-s, shkëlqen Oyarzabal, De La Fuente me “dhimbje koke”

Spanja, rivali i Shqipërisë në “Euro2024”, u argëtua në testin kundër Andorra-s, me ekipin i De La Fuente që siguroi një fitore të thellë në shifrat 5-0. Më shumë se sa rezultati, pasi ishte gjëja e fundit që ka rëndësi, “Furia e Kuqe” vërtetoi edhe një herë se janë “magjistarë” kur bëhet fjalë për kontrollin e topit, 73% edhe në këtë sfidë. Ky ishte një test ideal për të eksperimentuar, për të parë në aksion disa lojtarë të rinj.
Pas disa tentativave, në minutën e 24-të, ishte Perez ai që zhbllokoi ndeshjen. Në fraksionin e dytë, De La Fuente hodhi në fushë Oyarzabal në vend në të Moratta-s, me mesfushorin e Real Sociedad që mori stafetën duke realizuar një “tripletë” golash. Në minutën e 53-të nisi show e tij personal dujke dyfishuar shifrat, ndërsa në minutën e 66-të konvertoi në golin assistin e pastër nga Ferran Torres. Në të 73-tën kompletoi “pokerin” e Spanjës dhe golin e tretë personal duke marrë me vetë edhe topin, Në fund, kishte kohë dhe për një tjetër gol, i firmosur nga Ferran Torres.
Në përfundim të miqësores, De La Fuente u shfaq i kënaqur me atë që dha ekipi në fushë, por në Spanjë, mediat ishin të interesuara për të kuptuar se kë do të lë jashtë trajneri, në një kohë kur duhet të heq tre futbollistë nga lista paraprake: “Nuk kam asnjë dhimbje koke sepse çfarëdo që të bëj nuk do të gaboj, sepse këdo që të zgjedh do të kem të drejtë. Sigurisht do të jetë e vështirë sepse këta lojtarë tashmë janë pjesë e familjes sonë. Të gjithë kanë talentin për të shkuar në Evropian, por në fund do të marrim vendimin”, u shpreh ndër të tjera De La Fuente.
()
