Sun, Aug 17, 2025

Këngëtarja e njohur nënë për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës së sapolindur!

  • PublishedDecember 6, 2024

Këngëtarja Barbana Dini është bërë nënë për herë tëdytë. Ajo është bekuar me një vajzë dhe lajmin e mrekullueshëm e ka bërë këngëtarja me dije nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Ndër të tjera, mes fjalëve emocionuese për të bijën ajo zbuloi dhe emrin e saj: Elia Mary Parubi!

5 nëntor 2024 lindi mrekullia ime e dytë Elía Mary Parubi! Zot, faleminderit! Përulem para teje… Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për ne të dyja bebja ime, por ia ka vlejtur çdo sekondë. Thonë që asgjë nuk ka vlerë para jetës, dhe është e vërtetë ti dhe Ergola jeni jeta ime… kam bërë dhe do të bëja gjithçka për ju! Sot u bë një muaj që na e zbukurove akoma më shumë jetën dhe botën tonë!