Tue, Aug 19, 2025

Ndryshime në qeveri/ Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, ja kush zë vendin e saj

  • PublishedDecember 18, 2024

Nina Guga lirohet nga detyra si zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit.

Ajo do të zëvendësohet nga Znj. Orjana Osmani, e cila me vendim të qeverisë u emërua sot zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.