Fri, Jul 11, 2025

Zyrtare/ Teuta vendos për trajnerin, i jep duart Bledar Devollit

  • PublishedFebruary 17, 2025

Zyrtare/  Teuta vendos për trajnerin, i jep duart Bledar Devollit

Teuta ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bledar Devolli. “Divorci” mes palëve është bërë publik nga klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare.

“Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. KF Teuta falenderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.

Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë ndërsa pjesë e stafit të të tij do të jenë përgatitësi i portierëve Bledian Rizvani dhe përgatitësi altetik Mark Dodaj”- shkruan klubi.


AlbaniaWeb.net