VIDEO/ United triumfon ndaj Bilbaos në Europa League, ia del Tottenham, Chelsea nuk fal
Këtë të enjte u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Manchester United mundi pastër 0-3 Bilbaon në transfertë. Dalja me karton të kuq e Vivian kushtëzoi ndeshjen, me sfidën që u kthye në malore për vendasit.
Casemiro realizoi për “Djajtë e kuq”, ndërsa spikati Bruno Fernandes me dopietë. Tottenham fitoi 3-1 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, duke marrë një rezultat të rëndësishëm për aktin e kthimit.
Në Conference League, Chelsea nuk fal dhe thyen 1-4 Djugarden. Betis-Fiorentina përfundoi 2-1.