Sun, May 4, 2025

Napoli fiton, Inter kundërpërgjigjet, gara për titull në Serinë A, “ndahen” mediat italiane

  • PublishedMay 4, 2025

Napoli fiton, Inter kundërpërgjigjet, gara për titull në Serinë A, “ndahen” mediat italiane

Napoli fiton, Inter përgjigjet. Dueli për titull këtë sezon vijon të jetë më i ashpër se asnjëherë, pasi skuadra napoletane udhëheq me 3 pikë më shumë se sa kampionët në fuqi të Interit, kur tashmë duhen edhe 3 javë nga fundi i sezonit.

Ndaj Lecces, Napolit të Antoni Contes i mjaftoi vetëm 1 gol për të marrë 3 pikë. Miqtë shënuan që në minutën e 2 me Lukakun, por goli do të anulohej, pas pozicionit milimetrik jashtë loje të sulmuesit belg. Megjithatë goli për Napolin nuk do të vononte, pasi në minutën e 24, Giacomo Raspadori do të ekzekutonte në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke i dhënë avantazhin të kaltërve. Në minutën e 37 do të vinte edhe episodi më I kontestuar I ndeshjes. Pas një goditje nga këndi për Leccen, Gaspar me kokë do të gjente traversën me topin që më pas përplaset në krahun e majtë të Spinazzolës. Gjyqtari kryesor nuk vërshëllen, as nga VAR nuk ka sinjalizimi, pavarësisht protestave të ekipit vendas. Në pjesën e dytë sërish Lecce do të ishte më kërkuese, por falë Meret dhe fatiti që ishte në krahun e Napolit, rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me skuadrën e Contes që merr një fitore tepër të rëndësishme drejt titullit kampion.

Napoli fiton, por kundërpërgjigjet edhe Inter. Pavarësisht skualifikimit të Simone Inzaghit që e ndoqi ndeshjen nga tribuna dhe një rrotacioni shumë të gjerë që kishte bërë, duke shplodhur titullarët e ekipit të tij para sfidës së kthimit ndaj Barcelonës, zikaltrit ia dolën të mposhtin në San Siro Veronën. Goli I fitores erdhi në minutën e 9, falë ekzekutimit perfekt të mesfushorit të kombëtares tone, Kristjan Asllani, të një 11 metërshi. Vetë Asllani do të kishte rastin të dyfishonte shifrat 2 minuta nga fundi i pjesës së parë, por tentative e tij në hyrje të zones do të përfundonte pak centimetra mbi kuadratin e miqve. Inter diti të ruante avantazhin minimal edhe gjatë pjesës së dytë me sfidën që mbyllet 1-0, duke mbetur 3 pikë prap Napolit, 3 javë nga fundi.

Një garë e fortë me fituesin që pritet të zgjidhet deri në javën e fundit me shumë gjasa, por dy të përditshmet prestigjoze italiane duket se kanë kënvështrime të ndryshme lidhur me garën për titull këtë fund sezoni. “Napoli është I yti”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, duke afruar kështu më pranë titullit ekipin e Contes, ndërsa sipas së përditshmes tjetër “Corrierre dello Sport”, gara është e hapur ende, teksa kjo e përdtishme ditën e sotme hapet me titullin:”Nuk përfundon këtu”.

La Gazzettaa
 
Corriere Dello Sport
 


AlbaniaWeb.net