Sun, May 4, 2025

“Ta provojë njëherë budallain e gjatë”, Rama: Shkodra mos dalë nga treni i fitores së PS në gjithë Shqipërinë

  • PublishedMay 4, 2025

Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste, në takimin përmbyllës elektoral në Shkodër, u kërkoi qytetarëve që të ndryshojnë kursin që kanë bërë gjatë 33 viteve të fundit.

Rama uroi që më në fund Shkodra të ndryshojë, t’i bashkohet fitores së socialistëve në të gjithë Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shpresoj që Shkodra të mos dalë veç nga treni i fitores tonë në të gjithë Shqipërinë, që Shkodra ta ketë kapërcyer problemin psikologjik që kishte falë këtyre dy viteve se me thënë të drejtën ma ka nxi jetën. Vija këtu, fol e fol, kot. Bum! Humbje. Edhe thosha ca njerëzish janë këta, si ka mundësi që jetojnë mes plehrave, që jetojnë në këtë qytet që ka më shumë se të tjerët bekimet e zotit, me lum, liqen, det e mal dhe këta janë sikur jetojnë në 90. Të paktën të thonë po mirë mo hajt ta provojmë njëherë këtë budallin e gjatë. Se i provuam këta të mençurit dhe na mbajtën në bërllok.

Komunizmi ka vdekur me kohë, edhe Shkodra i shërbente vetëm dy njerëzve një të vdekur dhe një të gjalli, që sot ka vdekur po kujton se është gjallë. I pari Enver Hoxha, matanë në botën tjetër, ka jetuar me kënaqësinë që shkodranët i qëndruan deri në fund mallkimit të tij dhe u vetë izoluan me një komunizëm që nuk ekzistonte më. I mbajti peng Hoxha 30 e kusur vite, ndërkohë që i besonin bufit që erdhi nga komunizmi dhe përdori të gjithë metodat e komunizmit.

Madje edhe para një muaji e gjysmë prapë komunist deri në fund, nga ata më të këqinjtë. Se ka pasur burra të ndershëm komunista, por nga ana më të poshtrit që i thtoë PD hajde se do të bëjmë primare, dhe ku dolën fituesit i mori dhe i futi në bark. I zhduku. Kaq keq ka rënë pazari këtu në Shkodër? Kaq poshtë ka shku PD? Kaq shumë ju demokratët dhe shkodranët e mëdhenj iu nënvlerëson bufi sa iu ka sjellë Luçiano fake Pavarotti këtu në krye të listës? Por Luçianon Pavarottin të vërtetin Shkodra e ka dëgjuar msheftas. Tani sjell Luçianon nga Elbasani. Ç’punë ka ai këtu? Do të drejtojë Shkodrën? Kaq pa mend e pa tru as me drejtuar shtëpinë tuaj iu mendon bufi juve demokratëve të Shkodrës. Kaq çyryk ju di bufi ju, që s’keni një njeri t’ju drejtojë por ju sjell Luciano fake Bavarotin qëe e fitoi Elbasanin para 4 vitesh dhe doli dhe thoshte na e vodhi elektronika votat?”, u shpreh Rama.

()


AlbaniaWeb.net