Sat, May 10, 2025

Partizani, Gega: Luajnë të rinjtë, rezultati në plan të dytë

  • PublishedMay 10, 2025

Partizani, Gega: Luajnë të rinjtë, rezultati në plan të dytë

Tekniku i Partizanit, Skënder Gega doli në konferencë para takimit ndaj Dinamos (ndeshje e vlefshme për vendin e 3-të final four).

Gjendja ekipit në prag të takimit ndaj Dinamos?

Është ndeshja e fundit, gjendja e ekipit në përgjithësi është e mirë. Nesër luajmë ndaj Dinamo City nuk besoj se pikësynimi është rezultati , apo do na ndihmonte në klasifikim. Tashmë çdo gjë është e njohur. Do na shërbej të ftojmë edhe lojtarë nga ekipet e moshave dhe Partizani B. Kjo do jetë nesër edhe qasja jonë me shumë lojtarë të rinj dhe me një pjesë të madhe që nuk kanë marrë minutazhin. E kemi për detyrë ti japim shans tjetër për të luajtur dhe bërë më të mirën.

Çdo gjë që e bëjmë e bëjmë për të ardhmen. E tashmja mbaroj javën e kaluar, kështu që me qetësi do shikojmë çdo gjë me emra por edhe me pozicione. Nesër do kenë hapësirën e tyre, presioni nuk është te rezultati të shijojmë ndeshjen dhe të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë. Edhe ne të kemi një ide të qartë për secilin , qoftë edhe lojtarët e rinj për herë të parë duhet ti promovojmë. Ti japim mundësinë të shohim edhe sa mund të na ndihmojnë edhe pjesa tjetër që s’ka patur minutazhin e duhur e kanë shansin e tyre.

Ecuria e Partizanit gjatë kësaj periudhe?

Ecuria është e lidhur me rezultatin, analiza është shumë e thjeshtë. Personalisht kam ardhur me dëshirën për të mbështetur dhe për të dhënë kontributin tim, kam bërë më të mirën që unë di dhe analiza bëhet më vonë. Skam dyshim që ekipi ka dashur për të dhënë më të mirën , dëshira nuk i ka munguar. Gabimet teknikisht bëhen nga të gjithë faktorët qoftë nga lojtarët, qoftë nga trajnerët. Sot që flasim kam eksperiencën kam një pasqyrë shumë më të qartë për secilin individ , por edhe si ekip. Do mundohemi që para kupave të Evropës të jemi shumë më të qartë për grupin që do të shkojë në fazë përgatitore dhe të jemi gati për kupat e Evropës. Është një proces që do vazhdoj sa më shpejt. Me klubin do gjejmë gjuhën e përbashkët të ndërhyjmë aty ku kemi nevojë. Çdo gjë bëhet me klubin.

Merkato?

Të mbarojmë edhe ndeshjen e fundit. Patjetër do ulem me klubin do bisedojmë edhe me stafin teknik. Kam një staf që punon gjithë vitin , kanë punuar edhe përpara se të vij unë. Do nxjerrim konkluzione se ku mund të ndërhyjmë çdo gjë do bëhet nëpërmjet aprovimit. Unë e di që dëshira e madhe e tifozëve është që të sjellim lojtarë cilësorë dhe të jemi konkurrent. Edhe tek ne është kjo dëshirë të shikojmë edhe mundësitë. Një pjesë e madhe e lojtarëve është nën kontratë , një pjesë përfundojnë kontratën pas ditës së nesërme. Do bëjmë çdo gjë me qetësi do të bëjmë më të mirën e mundshme që në vendimet që do të marrim të jemi shumë të qartë dhe të mos gabojmë në mënyrë që të dalim me një ekip solid dhe më konkurrues.


AlbaniaWeb.net