Eurovision/ Favoriti i madh doli në skenë, performanca mbresëlënëse e Suedisë
Suedia konfirmoi titullin e saj si favoritja e madhe, në finalen e madhe të Eurovision 2025 në Bazel. Grupi shumë i përfolur KAJ, që përfaqësoi vendin me këngën “Bara Bada Bastu”, mahniti publikun me një performancë shpërthyese dhe teatrale të përsosur, duke vërtetuar pse ishin vazhdimisht në krye të parashikimeve që nga fillimi. Duke u ngjitur në skenë në vendin e 23-të në finale, KAJ, me kostumet e tyre karakteristike të gjelbra, e transportuan audiencën televizive në një botë midis spektaklit folk dhe atij pop bashkëkohor.
Fillimi i këngës ishte kinematografik, me një tym të ulët që krijonte ndjesinë e avullit, një referencë për titullin, që në suedisht do të thotë “Vetëm, vetëm sauna”.
Shikoni paraqitjen e Suedisë: