Sun, Jun 8, 2025

Diddy kërkon pavlefshmëri të gjyqit: “Prokuroria paraqiti dëshmi të rreme”

  • PublishedJune 8, 2025

Diddy kërkon pavlefshmëri të gjyqit: “Prokuroria paraqiti dëshmi të rreme”

Avokatët e Sean “Diddy” Combs kanë kërkuar sërish që procesi gjyqësor për trafikim seksual të shpallet i pavlefshëm, duke akuzuar prokurorinë për shkelje të rënda.

Në një letër drejtuar gjykatësit më 7 qershor, ata pretendojnë se prokuroria ka paraqitur dëshmi që “e dinte ose duhej ta dinte se ishin të rreme”, lidhur me një incident të vitit 2016, ku Diddy akuzohet se ka varur Bryana Bongolan nga ballkoni i apartamentit të Cassie Ventura-s.

Sipas mbrojtjes, Cassie nuk mund ta ketë parë ngjarjen, siç dëshmoi në gjykatë, sepse mesazhet e saj tregojnë se ka mësuar për incidentin vetëm pas ndodhjes.

Ata shtojnë se prokuroria paraqiti foto të lëndimeve të Bongolan-it, të marra më 26 shtator në Los Angeles, ndërkohë që Diddy ndodhej në New York gjatë asaj periudhe.

Mbrojtja e cilëson këtë një përpjekje për ta portretizuar Diddy-n si “të dhunshëm e të rrezikshëm” dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procesit.P