Fri, May 17, 2024

”Lëri ironitë, vazhdo, jo lojëra fjalësh”, përplasja Gjergji-Spaho në komision: Mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës

  • PublishedApril 15, 2024

Klodiana Spahiu PS:  Mendova që edhe kryetarja do t’i fokusohet pyetjeve dhe nuk do të bënim politikë, sepse të gjithë ishin të interesuar të dinim më tepër. Ju e drejtoni dhe po e pranoni hapur se aty jeni politikisht

Zheni Gjergji PD: Patjetër.

Klodiana Spahiu PS: Në 2014-2016 ju e dini shumë mirë shërbimi i kardiologjisë ishte 8 me 4 dhe pastaj, do të flas si mjeke. Nëse do të ballafaqohesh me fakte. Të arrijmë në një konkluzion. Aty është investim që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët. A ka pasur një plan për shpërndarjen e punës? Sa ka qenë numri i urgjencave që qytetarët kanë marrë shërbim.

Florenc Spaho PS: Po bën debat me çdo koleg të maxhorancës, mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës, lërja kolegëve të tjerë.

Zheni Gjergji PD: Ishe jashtë procedure.

Zheni Gjergji PD: Vazhdoni pyetjet zoti Spaho. Lëri ironitë, vazhdo. Mos bëni lohëra fjalësh.

Florenc Spaho PS: Ne jemi shembull që duhet të na merrni, e keni treguar se çfarë dini të bëni.


AlbaniaWeb.net