Sat, May 18, 2024

Lojtari i Atleticos i lumtur: Sezon i mrekullueshëm, shpresoj të renditemi në top-4

  • PublishedApril 24, 2024

Gjatë intervistës së dhënë për Marca, mesfushori i Atletico Madridit dhe i kombëtares argjentinase, Rodrigo De Paul, tregoi këndvështrimin e tij për sezonin e Los Colchoneros.

“Në përgjithësi, mendoj se Atletico po kalon një sezon të mrekullueshëm, duke arritur në gjysmëfinale të Copa del Rey, çerekfinalet e Champions League dhe kualifikimi në Kupën e Botës për Klube. Na vjen keq që nuk arritëm në në gjysmëfinale të Champions, por tani shpresojmë ta mbyllim sezonin në top-4” – tha De Paul.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net