Thu, May 16, 2024

Kimmich për të ardhmen: Barcelona dhe Real Madrid kanë histori të mahnitshme, aktualisht jam i fokusuar te Bayern

  • PublishedApril 29, 2024

Pas disa vitesh te Bayern Munchen, Joshua Kimmich mund të ndërrojë mjedis në fund të sezonit. Mesfushori është pyetur nga gazetarët për të ardhmen e tij, ku nuk e ka mohuar se mund lë lëvizë nga bavarezët.

“Për momentin nuk jam duke menduar për këtë. Siç thashë, fillimisht do të flas me Bayern-in, por, sigurisht, Barcelona dhe Real Madrid janë klube të jashtëzakonshme me një histori të mahnitshme,”-u përgjigj Kimmich. 29-vjeçari ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net