Mon, May 20, 2024

Super Gjimshiti çon Atalantën në Dublin

  • PublishedMay 10, 2024

Skuadra italiane siguroi finalen e parë europiane falë suksesit 3-0 ndaj Marseille (1-1 ndeshja e parë). Lookman, Ruggeri dhe Toure realizuan golat e fitores për ekipin e Gasperinit, që në datën 22 maj do të përballet në finalen e Dublinit përballë Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës.

Sukses i jashtëzakonshëm dhe i merituar edhe për Berat Gjimshitin, kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili realizoi një tjetër ndeshje të madhe./ Super Sport