Thu, Aug 21, 2025

Atentati me 4 viktima në Shkodër, ministri i Brendshëm: Kemi rezultate, janë shoqëruar disa persona! Policia do të bëjë publike emrat

  • PublishedDecember 13, 2024

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, në një deklaratë nga  qyteti i Korçës, tha se kanë rezultate konkrete sa i takon masakrës në Dobraç, ku 4 persona u vranë si pasojë e një atentati, dy prej tyre të pafajshëm.

Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe personat përgjegjës.

“Policia do të dalë së shpejti me një deklaratë për shtyp,” tha ministri Hoxha në fjalën e tij.