Tue, May 6, 2025

Napoli 3 hapa nga tituli, Conte 3 hapa larg të shndërruarit në Mit

  • PublishedMay 6, 2025

Napoli 3 hapa nga tituli, Conte 3 hapa larg të shndërruarit në Mit

Napoli po udhëheq Serinë A këtë sezon dhe ëndërron scudetton numër 4 të histories, të 2 në 3 vitet e fundit. Armata e drejtuar nga Antonio Conte ka një avantazh +3 pikë nga Inter, ku duhen edhe 3 javë nga fundi i sezonit. Genoa, Parma dhe Cagliari do të jenë tre ndalesat e fundit e nëse çdo gjë do të shkojë si duhet, një festë e madhe pritet të pushtojë Napolin, me napoletanët që mezi presin kurorëzimin e skuadrës së tyrre si kampion.

Por nëse skuadra e Napolit ka një njeri që duhet të falenderojë më shumë ,për suksesin që po korr këtë sezon, ai është padyshim Antonio Conte. Një skuadër pa shumë yje, por një ekip i organizuar që pavarësisht se humbi shërbimet e një prej lojtarëve më të mire të Serisë A, si Kvaratchkelia që u largua në Janar tek PSG, sërish nuk humbi në apsketin kualitativ. Dhe kjo është meritë absolute e teknikut leçes. Por jo vetëm kaq, mediat italiane bëjnë me dije se nëse Conte ia del të triumfojë me Napolin këtë sezon do të arrinte një record 100 vjeçar, pasi do të bëhej trajneri i parë në Itali që do të fitonte kampionatin me 3 skuadra të ndryshme, pas suksese që ai ka arritur me Juventusin dhe Interin më parë. Diçka unike e parealizuar më parë me Conten që do të parakalonte emra të mëdhenj të trainingut botëror si Trapattoni, Liedhom, Weisz, Capello, Lippi e Bernardini.

Në fakt Fabio Capello ka arritur të fitojë në fushën e lojës 3 tituj kampion me 3 skaudra të ndryshme me Romën, Milanin dhe Juventusin, por dy trofetë me ekipin bardhezi në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006 i’u hoqën “Zonjës së Vjetër” për shkak të Calcioploit të famshëm.

Conte është një trajner që nuk i pëlqen ta lexoj historinë, por ta shkruaj atë dhe në fakt ky sezon po rikonfirmon edhe njëherë tjetër se çfarë është në gjendje të bëjë ai dhe sa shumë është i aftë të përmirësojë ekipet që drejton. Në javët në vijim ngelet për tu pare edhe se si do të avancojnë takimet mes Contes dhe De Laurentis sa i takon rinvomimit të teknikut me Napolin edhe për sezonin e ardhshëm. Conte kërkon garanci në të kundërt nuk do të vijojë të drejtojë më Napolin, megjithatë kjo do të jetë një histori krejt tjetër.


AlbaniaWeb.net