Tue, May 6, 2025

Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

  • PublishedMay 6, 2025

Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.

Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

Megjithatë, reperi nuk është ndalur, dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.


Disa e mbështesin, disa të tjerë e kritikojnë, por një gjë është e sigurt: debati për flamujt dhe simbolet kombëtare vazhdon të ndezë pasionet në publik.