Sat, May 10, 2025

Alonso i jep fund aventurës tek Leverkusen, e pret… Real Madrid, “Aspirinat” mund të humbasin edhe Florian Wirtz

  • PublishedMay 10, 2025

Alonso i jep fund aventurës tek Leverkusen, e pret… Real Madrid, “Aspirinat” mund të humbasin edhe Florian Wirtz

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit , pas një periudhe të shkëlqyer si trajner i klubit gjerman. Ky lajm ka shkaktuar një valë reagimesh në botën e futbollit, pasi trajneri spanjoll ka arritur të transformojë Leverkusenin në një ekip konkurrues dhe tërheqës në Bundesligë dhe kompeticionet evropiane.

Alonso mori drejtimin e Bayer Leverkusen në vitin 2022, pas një periudhe të paqëndrueshme për ekipin. Menjëherë, ai ndryshoi dinamikën e skuadrës, duke e dërguar atë në nivele të larta të performancës. Në sezonin 2023-2024, Leverkusen arriti të triumfonte për here të parë në histori duke marrë titullin kampion pas një sezoni dominues në Bundesligë, duke grumbulluar plotë 78 pikë.

Në një njoftim zyrtar, Alonso ka shpjeguar se largimi i tij është një vendim personal dhe që është marrë pas shumë reflektimesh. Ai ka theksuar se ka ndjerë se ka arritur atë që mund të arrinte në Leverkusen dhe tani është koha për t’u orientuar drejt mundësive të tjera të karrierës, që përfshijnë mundësinë e kalimit në një klub më të madh ose një projekt të ri me një ekip kombëtar.

Gjithashtu, ka pasur spekulime se Alonso mund të jetë në kërkim të një sfide të re në një ligë më të madhe, me disa raportime që sugjerojnë se ai mund të jetë në listën e mundshme të trajnerëve për ekipet më të njohura në Premier League ose La Liga, me Real Madrid që sheh spanjollin si pasuesin e Carlo Ancelottit në krye të “Los Blancos”. Ditën e sotme madje dy prestigjozet spanjolle “AS” dhe “Marca” kanë rezervuar hapësirën kryesore pikërish mundësisë që Alonson ta shohim në krye të madrilenëve duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

As
 
Marcaa
 

Ndërkohë “Aspirinat” përveç teknikut Xabi Alonso mund të humbasin sezonin e ardhshëm edhe yllin e ekipit, Florian Wirtz. Gjermani sipas të përditshmes prestigjoze “Bild” është I bindur se aventurës së tij me kuqezinjtë i ka ardhur fundi, por jo vetëm kaq ai duket I joshur nga mundësia që të transferohet tek Bayerni i Mynihut, tratativë që me shumë gjasa mund të finalizohet në merkaton e ardhshme.


AlbaniaWeb.net